Dy incidente kanë ndodhur në Kuçovë si pasojë e erës së fortë ditën e sotme. Mësohet se një 26-vjeçar Majkell Vrapi është rrëzuar nga soleta e një banesë ku po punonte në fshatin Tapi.
Po ashtu, mësohet se si pasojë e erës është rrëzuar një depozitë uji nga tarraca e një banese. Për pasojë është lënduar një 17-vjeçare që ishte duke ecur në rrugë në momentin e incidentit.
Të dy ndodhen në spitalin Rajonal të Beratit duke marrë kujdes shëndetësor.