Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me dije se Beqaj duhet të paguajë 10 milionë lekë, ky i fundit ka refuzuar.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Beqaj duket se ka gjetur një zgjidhje tjetër, ndërsa do të rrijë gjithë ditën në SPAK për të lexuar aktet e dosjes.
Ai vendosi që t’u kërkojë kohë prokurorëve për të lexuar vetë aktet e dosjes. Që prej orës 9:00, prokurorët i kanë vënë në dispozicion dosjen, në një dhomë të posaçme ku qëndrojnë avokatët, për t’u njohur me të. Ish-ministri i Shëndetësisë, që është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj. Beqaj refuzoi që të paguante 1 milion e 200 mijë lekë për çështjen.
Këto janë akte nënligjore të miratuara nga Prokuroria. Secila prokurori dhe gjykatë ka të miratuar faturën për secilin akt dhe procedurë, ndërsa ky është rasti i parë kur një zyrtar refuzon të paguaj një faturë. Beqaj do të ndjekë procedurat ankimuese. Fakti që është një faturë kaq e lartë, mesa duket bëhet fjalë për një dosje voluminoze.