“STATUS PA FILTRA DHE LAJKA FEJSBUKORE” Nga: Dashnor Karaboja

Nga: Dashnor Karaboja 

“STATUS PA FILTRA DHE LAJKA FEJSBUKORE”

Reagojme sepse na dhemb ne shpirt per realitetin e krijuar pas edhe 30 viteve lufte me demokracine dhe shpreses per nje Shqiperi edhe me te mire.

Me poshte, sipas formulimit dhe aftesive te mia, po ju sjell nje pershkrim te nje realiteti qe hasa dje por qe pothuajse e hasim cdo dite posa dalim ne periferi.

Dje pasdite, oren ekzakt nuk e di por mund te kuptohet nga hija ne foto, isha ne nje zone te Kavajes qe quhet Blerimaj, e cila per nga pozicioni dhe duke iu referuar paramentrave europiane, do ta quaja zone periferike elitare per te jetuar pasi ofron qetesi, ajer te paster dhe afersi me qytetin.

U ndesha me nje realitet te tmerrshem dhe krejtesisht te kundert me ate qe do te duhej te ishte ne fakt; zymtesi, zbrazeti, mungese gjallerie dhe perspektive per jeten dhe te ardhmen, vila te zbrazura qe per nga pamja ofronin mireqenie por qe ne realitet ishin bosh e te mbyllura

Mu desh te pershkroja pothuajse tere fshatin per te shkuar deri tek miku im, ku gjate rruges hasa nje plak qe po mbarte bar me karroce dore, tej me tutje nje gjysh tjeter qe po rregullonte porten, e me pas nje gjyshe qe po fshinte rrugicen. Pas disa metrash nje mesoburre qe po merte ca rreze dielli mbeshtetur ne avlli.

Nuk ndesha asnje gjalleri, asnje aktivitet qe tregonte jete, as nje femije dhe asnje te ri dhe te re, per tu mbushur me optimizem.

Pas kaq vitesh dhe pas ktij realiteti faktik te tmerrshem te krijuar ne shume zona periferike, qe te mos them te gjitha, nuk arrij te kuptoj se me cilen fytyre dhe per cilen perspektive flasin politikanet tane te Tiranes, qofshin ata te PD apo PS. 

Jane ata shkaktaret kryesore, me vjedhjet, babezine, zullumet dhe sistemin qe kane nderuar, te katandisjes se Shqiperise ne kete gremine demografike, qe duket e pakthimte pas.

SHQIPERIA PO SHKON DREJT PLAKJES DHE TKURRJES ME HAPA GOLOPANT, edhe me shpejt sesa e shpreh INSTATI dhe instancat qeveritare.

Kurre se kishim menduar qe Shqiperia, nje vend qe i Madhi Zot i ka dhuruar detin, relievin, klimen, naften, ujin, kromin, qymyrin, bimesine, Diellin e gjithcka qe i duhet nje kombi per te jetuar ne mireqenie, do te katandisej ne nje situate te tille.

Realitet qe dhemb ne shpirt.