“S’po festoja, po haja darkë me stafin”, biznesmenia italiane: Si më goditi ish-burri 5 herë më thikë. Sherri për hotelin, donin paratë e familjes sime

Biznesmenia italiane Carlota Dossena, e cila u plagos dje nga ish-partneri i saj shqiptar, vjen sot në një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, ndërsa ka treguar detaje nga sherri i tyre i dhunshëm. 

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së 28 janarit, në resortin e tyre “PepeDoro” në Vilë Bashtovë. Dossena pohoi se ishte sulmuar nga ish-bashkëjetuesi Kastriot Dema me thikë 5 herë në krah, ndërsa theksoi se gjatë momentit të sulmit ishte duke ngrënë darkë m 2 prej djemve të stafit të hotelit.

Wood Flavour

Sipas saj ai ishte në ‘arrest shtëpie’, ndërsa kur zbriti në katin e parë të ndërtesës, e kishte goditur me thikë.

https://www.youtube.com/watch?v=XUJYki9E2Z4

Si ndodhi ngjarja?
Nuk po festoja, isha duke ngenë darkë me një pjesë të stafit tonë, pas pune. U tremba shumë nga 3 zhurma shumë të forta. Pasi hapa derën për të parë se çfarë ishte, u ofendova nga ish-bashkëjetuesi im. I cili gjendjen në mjediset e hotelit në arrest shtëpiak. U largova nga dritarja nga dy djemtë që punojnë për mua dhe ata iu përgjigjën verbalisht ofendimeve të tij dhe kërcënimeve të tij. Në këtë pikë, ai zbriti nga një kat më për dhe më sulmoi direkt me një thikë. Kam 5 plagë në thikë, unë u përpoqa që të mbrohesha, duke vënë krahun para kokës. Edhe pse dëgjova se ai thotë që është sulmuar, i vetmi sulm ishte ai që kam gërricur me thonj dhe për këtë kam dëshmitarë ata dhjemë. Në këtë pikë ai ka ikur. Mua mu duk se ishin si vite të tëra, por gjithçka ndodhi shumë shpejt. Sapo kishte hyrë 28 janari.

Ju dhe Kastrioti keni dy fëmijë, janë aktualisht në Itali?
Për fat janë të sigurt në Itali që prej një viti, që nga çasti që ai më kërcënoi me jetë.

Pse ndryshoi marrëdhënia juaj?
marrëdhënia jonë ka probleme prej vitesh. Ai është përpjekur të më krijojë mua vështirësi për të më larguar nga Shqipëria për të mbajtur të gjithë pronësinë e hotelit. Interesi i tij është i pastër ekonomik.

Me çfarë të ardhurash është ngritur ky resort?
I gjithë investimi për ndërtimin janë blerë është nga familja ime. Toka është e familjes së tij. Sigurisht që kjo i njihet. Toka kushton pak në atë zonë, nuk mund të krahasohet. Unë kam bërë gjithçka për dashuri dhe nuk i kam bërë me mendje por me zemër. Kur u legalizua hoteli, ai ka përfituar nga fakti se unë isha në Itali në spital e shtruar për një tumor dhe ai regjistroi gjithçka në emrin e vet.

Si jeni njohur dhe pse bashkëjetonit dhe nuk jeni martuar?
nuk kemi menduar kurrë që të martohemi. Mendoj që dashuria nuk ka nevojë për një firmë. Por ndoshta kam gabuar dhe nuk i bëra mirë llogaritë. 

Kur jeni njohur?
Jemi njohur në vitin 2010. Sigurisht në fillim ai ishte krejt ndryshe.
Kur i ka shfaqur këto shenja nervozizmi Kastrioti?
Sipas meje, ka ndikuar shumë fakti që kur mora paratë nga familja ime. Mendoj se ai aty nuk kuptoi se ku ishte. Mund të jetë ndikuar dhe nga familjarët e tij që donin të përfitonin nga pasuria ime. 

Përse ishte në arrest shtëpie?
Përse-ja duhet t’i kërkohet drejtësisë. Nuk është vendimi im. Po luftoj prej muajsh që ai të largohet nga banesa ime. Në çdo raport me një konflikt në mes zhvillohet që të ketë një distancë në mes. Jeta ime ishte në rrezik, shumë herë e kam bërë të ditur. Për fat jam akoma gjallë. Kam qenë e detyruar gjithmonë që të marr në punë personel dhe t’i mbaj pranë edhe me banim për të mos qëndruar kurrë vetëm. Ai dhe familjarët e mi kanë ushtruar shumë presion mbi personelin që ata të linin punën dhe të iknin dhe unë të mbetesha vetëm. Për fat ata qëndruan me mua, përndryshe unë nuk do të isha tani këtu. Familja ime është e tmerruar sepse unë jam këtu vetëm dhe e dinë që ligji nuk më ka ndihmuar.