Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka takuar sot shkrimtarët shqiptarë, Ismail dhe Helena Kadare.
Ministrja ka postuar në rrjetin e saj social Facebook, një foto me shkrimtarin dhe bashkëshorten e tij, Helena Kadare.
Spiropali i konsideron shkrimtarët si “dy luftëtarë” të paepur të Shqipërisë Europiane.
Një përshkrim i tillë, vjen në të njëjtën ditë kur Bashkimi Europian çeli negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.
Postimi i Elisa Spiropalit:
Sot, me dy luftëtarë të paepur të Shqipërisë Evropiane.