SPAK i është drejtuar me një kërkesë KQZ dhe KAS lidhur me zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Durrësit.
Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja kërkon nga KAS dhe KQZ që t’i jepen çdo provë që kanë administruar gjatë procesit të shqyrtimit të ankimeve në lidhje me rezultatin në qarkun e Durrësit.
Sipas Krajës, subjektet politike këto ditë kanë depozituar prova pranë KQZ apo KAS që mund të hedhin dritë mbi veprat penale të kryera gjatë zgjedhjeve në Durrës.
Nga ana tjetër KAS vendosi për qarkun e Durrësit rinumërimin e 108 kutive, dhe pas rezultatit të ri final LSI që kishte pretendime për mandatin nuk arriti ta marrë sërish.