Kreu i SPAK Arben Kraja i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kopje të formularit të vetëdeklarimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në kërkesën e SPAK, thuhet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar po kryen hetime ndaj ish-presidentit në funksion të një procedimi penal me nr. 122.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar po kryen hetime në funksion të procedimit penal nr. 122 të vitit 2022.
Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” të dorëzuar nga ish-Deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Metaj (Meta)” thuhet në kërkesën e firmosur nga Arben Kraja.