Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nuk kursehet kur vjen puna tek udhëtimet që bën jashtë shtetit, kur shpesh herë merr e ndonjë familjar pasi numri i biletave i kalon dy apo tre.
Këtë herë ai ka udhëtuar për në New YORK dhe më pas në Zvicër. Vizita e parë ka qenë më datë 9 dhjetor 2023 në New York. Tenderi me objekt “Blerje 1 (një) bileta udhëtimi vajtje- ardhje Tiranë- New York- Atlanta -Tiranë” është zhvilluar më datë 7 dhjetor 2023 dhe po në atë ditë është shpallur fituesi, sepse më datë 9 dhjetor Lali Eri duhej patjetër të nisej dhe ka mbërritur në destinacion pasdite vonë. Sipas të dhënave ai ka qëndruar atje deri më datë 12 dhjetor 2023 në mbrëmje.
Për të shkuar në New York Lali Eri ka sajuar një axhendë, që në fakt nuk ka lidhje me detyrën e tij.
Dhe sikur e kemi parë, ky udhëtim është bërë sepse më datë 9 dhjetor, kryebashkiaku ka qenë i pranishëm pritjen e organizuar për emërimin e gjyqtares së parë shqiptaro-amerikane në SHBA, Edit Shkreli. Në fakt lind pyetja pse nuk shkoi në këtë eveniment për shembull ambasadori Ervin Bushati, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, shefi i SPAK-ut, ose ndonjë nga stafi i Drejtorisë së Emigracionit në ministrinë e Jashtme? Ç’lidhje ka kryetari i Bashkisë Tiranë?!
Kryeqytetasit paguajnë taksa që Lali Eri të merret me punët e gjykatës së New u York-ut? E po mbase e ka dërguar kryeministri të zgjidhë çështjen “McGonigal”, por të shkonte me lekët e tij, jo të bëjë tender me fondet e bashkisë.
Nuk e dimë as pse Veliaj qëndroi edhe 3 ditë të tjera andej?! Këtë mund të na e shpjegojë vetëm Lali Eri, ndërsa shohim se në kthim ai ka bërë një ndalim në Atlanta ku ka qëndruar nga ora 1 e mesditës deri në mbrëmje.
Fundjava në Zvicër!
Ndërkohë më të mbërritur në Tiranë, Lali Eri ka nisur procedurat për një tjetër tender, për të blerë sërish bileta. Nuk e mban vendi Lali Erin! Më datë 13 dhjetor 2023, është zhvilluar prokurimi me objekt “Blerje 1 (një) biletë udhëtimi vajtje- ardhje Tiranë- Gjenevë, Zvicër-Tiranë”. Edhe këtë herë biletat janë siguruar brenda dy orëve, sepse më datë 14 dhjetor në mëngjes herët Lali Eri është nisur për në Gjenevë. Mbase ka shkuar të marrë ndonjë autograf nga këngëtari Luiz Ejlli, që këto ditë ndodhej në Zvicër me pushime.
Ndërsa është parashikuar që kthimi i Lali Erit të bëhet ditën e sotme pas orës 18:00. Për këtë nuk jemi të sigurt, se nuk është çudi që “ta djegë” biletën dhe shtyjë kthimin. Është bukur në Zvicër! Në fund të fundit këto bileta me taksat tona blihen, ndërsa Veliaj kalon një fundjavë në Alpet e Zvicrës.
Këto dyshime lindin pasi Veliaj është ngarkuar mirë edhe me bagazhe që janë të përfshira në çmim.
Fluturimet e Lali Erit vijojnë ndërkohë që kanë nisur hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës dhe njëri nga drejtorët e afërt me kryebashkiakun ka përfunduar në pranga! /Gijotina