Duket se familja e Sali Berishës është nën “lupën” e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Burime për media bëjnë me dije se SPAK ka nisur hetimet për fondacionin e bashkëshortes së Sali Berishës, Liri Berisha.
Mësohet se SPAK po heton fondet dhe pasuritë e paluajtshme të Fondacionit për Fëmijët Shqiptarë, organizatës joqeveritare të themeluar nga Liri Berisha.
Hetuesit janë duke kryer verifikime për mënyrën si është ngritur fondacion dhe transaksionet që janë kryer.
“Bëhet fjalë për hetimin pasuror të nisur ndaj Sali Berishës për akuzën e korrupsionin. Hetimet kanë vijuar në rrethin familjar, siç është bashkëshortja e tij Liri Berisha. Hetuesit janë duke kryer verifikime për mënyrën si është ngritur fondacion dhe transaksionet. Janë marrë në pyetje një sërë personash që janë thirrur nga Prokuroria e Posaçme. Përveç hetimit penal ndaj Sali Berishës, ka nisur hetimin pasuror ndaj tij dhe familjarëve të ish-kryeministrit.
Nën verifikim është fondacioni i themeluar nga Liri Berisha që i vjen në ndihmë fëmijëve në nevojë.”, u shpreh gazetari Ermal Vija për “ABC Neës”./Newsbomb