SPAK bllokoi pasuritë e Pëllumb Gjokës/ ‘I çoi paret ku deshi”, Berisha tregon ‘prapaskenat’: Pritën derisa biznesmeni…Malltezit ia sekuestruan brenda orës

Duke komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pasurive të Pëllumb Gokës, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se për bashkëshortin e vajzës së tij vepruan brenda orës, ndërsa për rastin e biznesmenit vepruan pas tre muajsh.

Berisha tha se ka të dhëna sipas të cilit, Pëllumb Gjokës i janë sekuestruar pasuri familjare dhe jo strategjike.

“Profesor Abi Malltezit pa provuar pas tri vitesh asnjë shkelje ligjore i vendosin sekuestro brenda orës, vrasësit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të skapistëve kriminelë, u detyruan ti vendosin sekuestron megjithëse duhet të dini një gjë; provat e encrochat, Gjykata franceze i ka shpallur prova të mirëfillta. Kanë kaluar tre muaj dhe vetëm dje u kujtuan që ky problem ekziston. Merreni vesh se çfarë organizate ekziston SPAK.

Disa nga pronat i kanë blerë pasi kanë qenë zyrtar të OKB dhe kanë pasur paga të larta dhe ato ia sekuestruan. Për Gjokën i kujtuan dje ndërsa për të u kujtuan brenda një ore. Pëllumb Gjokës iu dha mundësia gjatë kësaj periudhe të zbrazë çdo gjë, se Pëllumb Gjoka është mik i Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Gjëja e parë është që Pëllumb Gjokës t’i zbrazen të gjitha llogaritë. Pëllumb Gjokës njoftohem se nuk i janë sekuestruar investimet strategjike. I ka me Edi Ramën investimet strategjike”, tha Berisha.