Arrestohet nga SPAK ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Sipas burimeve, bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Raportohet se Koka, akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Koka është arrestuar në banesën e tij në Durrës, rreth orës 11:30.
Koka, ka qenë Ministër i Mjedisit nga LSI në vitet 2013-2017, më pas deputet i PS, 2017-2021. Ai fitoi mandatin në 25 prill, por më pas hoqi dorë. Urdhër-arresti për të u firmos nga prokurorët Dritan Premci dhe Vladimir Mara.
Lefter Koka u zgjodh ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI.
Lefter Koka ka përfunduar studimet në Fakultetit e Shkencave Juridike në Strugë. Ai u përfshi në politikë në vitin 2000 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, pas angazhimit në sektorin privat. Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Durrësit, ndërsa prej vitit 2009 është deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ndryshe nga shumica e deputetëve të opozitës, Lefter Koka nuk pranoi ta djegë mandatin e deputetit në
Më 1 shtator, deputeti i zgjedhur i PS-së, Lefter Koka, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit në Durrës.