Sot po e shkatërron, si e skicoi Rama projektin për pishinën në “Prestige Resort” dhe ua prezantoi punonjësve

Ironike! Teksa sot po prishet pishina vip në ‘Prestige Resort’, detajet e projektit në fjalë ishin skicuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Këtë fakt e kanë konfirmuar dhe drejtues dhe punonjës të resortit.

Gazetari Osman Stafa pohoi live për News24 se pisha që qëndron si ishull në mes të pishinës, që aktualisht po prishet nga fadromat, ishte dhënë si ide me skicë nga vetë Rama, i cili dje dha urdhrin e paligjshëm për të mësyrë në ‘Prestige Resort’.

Po ashtu mësohet se Rama kishte dhënë dhe idenë se si të vendoseshin dritat në këtë pishinë vip.

“Rama skicoi një projekt që lidhet me ‘Prestige Resort’, kuptohet fare qartë se nuk ekziston asnjë paligjshmëri në këtë resort. Por media si News24 dhe BalkanWeb, Panorama, kanë publikuar fakte dhe prova, afera të qeverisë, se si nepotizmi ka zënë rrënjë në administratë, ndaj vjen ky vendim i paligjshëm”, tha gazetari.