130 mijë studentë në të gjitha ciklet, fillojnë sot mësimin online në universitetet publike dhe private, ndërsa 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë.
Vijimi i mësimit online u komunikua, pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.
Më herët ministrja e Arsimit, Evis Kushi sqaroi se çdo Universitet, tashmë ka gati metodën e tij specifike të “mësimit të kombinuar”, si “online”, ashtu edhe në auditore kur kjo të jetë e mundur, në respekt të masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Sakaq kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se ky nuk do të jetë vendimi i vetëm, pasi po shqyrtohet edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e ish- Bllokut pas orës 22:00./Tpz