Sot nis fushatën, zbulohet slogani i PS për zgjedhjet e 14 majit: Kurrë pas, përpara! Do mbjellin edhe pemë në Farkë

“Kurrë pas, përpara!” Me këtë slogan, socialistët kanë ndezur ‘motorët’ e fushatës elektorale në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Edhe pse jo zyrtarisht, PS do të hapë Sot fushatën elektorale për zgjedhjet vendore.

PS bën me dije se fillimisht në orën 17:00 kryeministri Edi Rama do të  mbledhë Kryesinë e më pas rreth orës 18:00 në “Sheshin Skënderbej” do të prezantohet slogani që do të përdoret për të gjithë fushatën.

Në eventin e ditës së nesërme do të jenë prezent 61 kandidatët zyrtarë për Bashkitë e vendit që do të futen në garën e 14 majit. Pas lançimit të sloganit socialistët do të nisen në Farkë për të mbjellë pemët.