Ardita Hersi Muça, 29 vjeçarja që ndërroi jetë 5 ditë pasi lindi djalin e saj, ditën e sotme përcillet për në banesën e fundit.
Për ironi të fatit, data e sotme për shënon edhe ditën e lindjes së saj, ku sot do të festonte 29-vjetorin, njëkohësisht është dhe dita kur ajo shkon në banesën e saj të fundit.
Famijarët e 29-vjeçares Ardita Muça kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm, si dhe kanë bërë denoncimin në Policinë e Durrësit. Tezja e të ndjerës ka thënë se familja ka denoncuar mjeken Migena Prifti, e cila ka ndjekur gjithë procesin e shtatzënisë së 29-vjeçares, por nuk i ka dhënë hollues gjaku.
Ata janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore që do të hedhë më shumë dritë mbi vdekjen e 29-vjeçares që la pas dy fëmijë, një vajzë dhe djalin e porsalindur.