Zbardhet skema e vrasjes kriminale të dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, më 31 dhjetor, nga 59-vjeçari Përparim Ademi. Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb”mekanizmin e krimit të dyfishtë që tronditi Tiranën mbrëmjen e ndërtimit të viteve.
Siç raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb”, Përparim Ademi, para se të ngjitej në apartament, ka marrë njërin nga fëmijët që po luante poshtë pallatit, duke e përdorur si karrem për të hyrë brenda. Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani kanë qenë duke ngrënë bukë.
Në momentin që është hapur dera dhe motrat kanë parë që është ai, kanë tentuar të mbyllin derën. Menjëherë 59-vjeçari Përparim Ademi ka hapur zjarr, fillimisht në derë dhe pastaj në drejtim të motrave, të cilat kanë qenë të shtrira. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja plumbash, ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë qëlluar motrat Bardhi e Metani.
Pasi ka kryer krimin, 59-vjeçari ka qëlluar nëpër muret e banesës, më pas ka lënë armën tip automatik kinez dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Automatiku është gjetur me karikator bosh, të cilin e ka zbrazur në trupat e viktimave dhe në banesën e tyre.
Përparim Ademi akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.