Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar sërish për skandalin me ish zyrtarin e arrestuar të FBI, McGonigal dhe lidhja me kryeministrin Edi Rama.
Tabaku shkruan se në këto katër vite shqiptarët u helmuan nga mashtrimi se PD është financuar nga rublat ruse, ndërsa pyet se çfarë ka ndodhur mes McGonigal dhe Ramës.
Ndër të tjera, Tabaku pyet se “si e përfitoi oligarku i Putinit statusin ‘investitor strategjik’ menjëherë pasi u fut në listën e zezë të SHBA”, teksa bëri thirrje për transparencë.
Postimi i Tabakut:
Buza që flet të vërtetën, qëndron përgjithmonë, kurse gjuha që gënjen vetëm për pak kohë.” (Proverbat 12;19)
Për mbi katër vjet, shqiptarët janë helmuar nga mashtrimi se Partia Demokratike është financuar nga rublat ruse. Një njollë e lëshuar nga gojët dashakeqe dhe e gatuar në zyrat e kryeministrisë që nuk kanë lënë shpifje pa drejtuar karshi nesh.
Shqiptarët kanë nevojë të dinë kush, si dhe çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe agjentit të FBI paguar nga rusët?!
Duan të dinë se si oligarku Putinit përfitoi status investitorit strategjik menjëherë pasi u fut në listën e zezë të SHBA?
Shqiptarët duan transparencë për çfarë ka ndodhur me koncesionet që u jepen oligarkëve rus ndërsa paguhen para korrupsioni për të sulmuar PD!