Skandal në Gjykatën Administrative të Durrësit. Teksa Prestige Resort po shembet paligjshmërisht, në një kohë kur godina është me leje, avokatët e resortit depozituan dje një kërkesë për t’u hedhur shorti për çështjen në fjalë, që të pezullohet aksioni i IKMT-së, por ende nuk ka asnjë përgjigje.
Sot avokatët e ‘Prestige Resort’ kanë dorëzuar një tjetër kërkesë që të hidhet në mënyrë urgjente çështja, dhe jo në orën 13:00 kur caktohen çështjet në fjalë.
Ndërkohë, sekretarja e gjykatës pohoi se kjo i takonte kryetarit që të jepte një urdhër që kjo çështjes të shqyrtohej më herët se sa kjo orë. Sipas saj, kryetari i gjykatës nuk mund t’i priste, pasi ishte i zënë me seanca të tjera. Pas pritjes për gati 1 orë, avokatët e Prestige morën përgjigjen nga Sekretaria se orari kur do të shqyrtohej nga gjykata ishte ora 13:00 dhe jo më herët.
DISKUTIMI
Sekretarja: Kryetari nuk ka asnjë qëndrim për kërkesën tuaj. nëse ju duhet një kopje, jua jap. Sot është ditë e ngarkuar.
Avokati: Shorti hidhet në orën 13:00?
Sekretarja: Po, nuk ka ndryshime. Është ende në fuqi urdhri i janarit të 2021.
Avokati: Pra për kërkesën tonë nuk ka reagime
Sekretarja: Jo nuk ka asnjë reagim.
Avokati: Çfarë sugjerimi na jepni?
Sekretarja: S’mund të jap asnjë sugjerim
Avokati: Gjithmonë shorti është hedhur në orën 13:00?
Sekretarja: Po ashtu është. Nuk ka ndryshim të urdhrit. Shorti do hidhet në orën 13:00.
DEBATI
Sekretarja: Çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte.
Avokati: Duam që të flisni me kryetarin për të proceduar shortin. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Duhet të procedohet me shortin. Është e papranueshme që mos të merret masa. Kjo është një cështje kritike. Gjykata duhet të veprojë me shpejtësi. Duhet të informoni kryetarin se jemi këtu dhe duhet ta informoni se jemi këtu dhe presim një përgjigje që shorti të hidhet tani.
Sekretarja: Shorti hidhet çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte.
Juristja: Po sqaroja kryetarit se aty po shkatërrohet një vepër me miliona euro dëme. Duam ta takojmë tani, dhe të hidhet shorti sa më shpejt. E kemi dorëzuar dje kërkesë padinë. Situata është krijuar siç keni dashur ju.
Avokati: Kemi paraqitur kërkesë, nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Është një kërkesë me natyrë urgjente. Ju lutem shumë pasqyroheni një dokument. Di që kërkesat me natyrë urgjente duhet të shqyrtohen. Sekretaria po pengon shqyrtimin e kërkesës. A mund t’ja referoni kancelarisë dhe kryetarit.
Sekretarja: Veprohet sipas një urdhri të kryetarit.
Avokati: Ju nëse e hidhni shortin në orën 13:00, ne mendojmë se nuk kemi asnjë shpresë për të vënë në zbatim atë që duan.
Sekretarja: Kryetari është i angazhuar në seancat gjyqësore. Nëse keni një shkresë të re, do ia japim sërish. Kërkesa që paraqitet dje ju me protokoll, ia kemi dhënë dje. Duhet një urdhër nga kryetari që të afrohet ora e shortit.
Avokati: Kemi bërë një kërkesë dje dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Po bëjmë një shkresë.
Juristja: Në kohën që ne bëjmë kërkesën, a mund ta njoftoni verbalisht kryetarin e gjykatës. Ka disa hapësira në të cilat mund të informohemi.
Sekretarja: Kërkesa i ka kaluar kryetarit.