Deputeti Selami Jenisheri, i cili është edhe kryetari i Partisë së Pensionistëve, ka rënë pre e një kamera të fshehtë nga emisioni ”Fiks Fare”.
Ai është filmuar duke bërë pazar me një gazetare, të cilën e fton që të kandidojë për deputete me partinë e tij, duke i premtuar se në 4 vite do të fitonte 120 milionë lekë.
Jenisheri e regjistron gazetaren dhe shoqen e saj në listat e partisë së tij, duke i marrë edhe në selinë e Kuvendit për të plotësuar formularët.