Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka thënë gjatë fjalës së tij në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënies diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së se kjo miqësi e mirë do të vijojë edhe prej shekujsh të tjera.
Ai tha se Shqipëria dhe SHBA kanë bërë një punë të mirë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa shtoi se në 30 vitet e fundit janë bërë përpjekje reale për rrënjëzimin e demokracisë. Sipas Pompeos, nuk ka rëndësi se cili është në pushtet, por e rëndësishme është të zhbëhet korrupsioni dhe konsolidohet liria e demokracia.
“Është kënaqësi që të jemi këtu. Që nga viti 1922 marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Kohët kanë ndryshuar, teknologjia po ashtu, shumë gjëra kanë ndryshuar. Pavarësisht se Ambasadorja jonë punon për zotin Biden, edhe pse është emëruar nga Turmp, përkushtimi vijon po një soj. Në ’89 kam shërbyer në Evropë në kufirin e Gjermanisë Lindore. Ika dy javë para asaj që ndodhi në Gjermani. 2 vite më vonë ajo liri erdhi në Shqipëri dhe që atëherë marrëdhëniet mes dy vendeve qëndruan të forta. Unë kisha 1 mijë ditë e në ato ditë kam parë që kombet tona kanë punuar përkrah NATO-s. Shoh kolegë që kanë shërbyer në ushtri.
Departamenti ynë e ka vlerësuar këtë. Shpresoj të vendosim një diversion të plotë këtu dhe të na ndihmojë të jetë me e aftë ushtarakisht dhe NATO të bëj ato gjëra që duhet të bëjë. Unë kam shërbyer si ushtar në NATO. Kjo marrëdhënie e fortë e ndërtuar mes kombeve të ndryshme dhe Shqipërisë është e veçantë në 30 vitet e fundit për të konsoliduar demokracinë. Tani po shohim në Ukrainë që edhe pas Luftës duhet ta ndihmojmë të rindërtohet. Kjo është diçka që ne do të punojmë së bashku. Unë e shoh që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera edhe më të suksesshme. Unë kam shërbyer si me opozitën dhe shumicën, s’ka rëndësi.
Duhet vullnet i mirë për të shkulur korrupsionin dhe konsoliduar demokracinë. Jam këtu për 100 vjetorin, por më bëni edhe një festë për 125 vjetorin, faleminderit shumë”, tha Pompeo.