S’ka më parkime falas në Durrës, Këshilli Bashkiak miraton pagesën me votat e socialistëve (Rrugët+Tarifat)

Për herë të parë parkimet publike në rrugët e Durrësit do të bëhen me pagesë. Projektivendimi u votua këtë të martë në këshillin bashkiak me 24 vota pro të PS dhe 12 kundër të PD-së. Pritet firma e Prefektit të Durrësit që të nisë zbatimi i parkimeve me pagesë. Propozimi i bërë nga bashkia e Durrësit për ndarjen e qytetit në dy zona të administrimit të parkimeve A dhe B u aprovua

Tarifat për parkimin në rrugët e zonën A do të jetë 100 lekë/ora dhe për zonën B do të jetë 40 lekë/ora. Në zonën A përfshihen rrugët në qendër të qytetit, si Taulantia, Currilat, Dyrrah, Egnatia, etc.

Ndërsa në zonën B përfshihen rrugët nga pallati i sportit, stadiumi e deri tek Ura e Dajlanit.

Rrugët e zonës A

Rruga “Taulantia”
Rruga e “Currilave”
Bulevardi “Epidamn”
Bulevardi “Dyrrah”
Rruga “Egnatia”
Rruga “Mars 91”
Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 1)
Rruga e “Dëshmorëve”
Rruga “Adria”
Rruga “Pavarsia”
Rruga “Hafiz Ali Pogdorica”

Rrugët e Zonës B

Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 2)
Rruga “Mujo Ulqinaku”
Rruga “Stefan Kaculini”
Rruga “Glaukia”
Rruga “Hysen Kërtusha”

Sheshet ku parkimi do të bëhet me pagesë

Sheshi prane Bar Portofino.
Sheshet në rrugën “Mars 91” Durrës (dy sheshe).
Sheshi ndodhur poshtë Urës së Dajlanit.
Sheshi “Jorgji Ziu” tek Mauzoleumi i Dëshmorëve.
Sheshi në territorin e brendshëm të Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”.
Sheshi pranë tregut industrial, në rrugën “Hysen Myshketa”
Sheshi Vollga pranë Autoritetit Portual Durrës.