Mesazhi i Redjan Krali:
Vërtet nuk i kemi në dorë “kapriçot” e kohës 🌧️ por kemi në dorë që nëpërmjet punës së vazhdueshme të parandalojmë/minimizojmë pasojat 👷🏼♂️.
Investimi i bërë për pastrimin dhe rehabilitimin e Përroit të Draxhit, një premtim i mbajtur i deputetit të zonës z. Arben Ahmetaj, është shembulli më kuptimplotë i përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve dhe shprehje e drejtpërdrejtë e vëmendjes ndaj tyre.
Pas shumë e shumë vitesh përmbytje dhe dëme të konsiderueshme ekonomike si rrjedhojë e shirave të rrëmbyer, një gangrenë e kahershme për mbi 8000 banorë të zonave përgjatë përroit, këtë vit pavarësisht motit të vështirë, u shmangën përmbytjet dhe situata është krejtësisht nën kontroll.
Në të njejtën optikë, mbështetja e pakursyer për zhvillimin rural duke prekur dhe rivitalizuar pjesën më të madhe të kanaleve vaditëse/kulluese në çdo Njësi Administrative, mbetet një angazhim afatgjatë i Bashkisë Kavajë.
Në përgjigje të situatës së krijuar nga reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit, të gjitha strukturat lokale të emergjencave civile në Bashkinë Kavajë janë angazhuar pa pushim për menaxhimin e situatës dhe reagimin e menjëhershëm, ndërsa qytetarët janë të lutur të bashkëpunojnë për të bërë prezente çdo problematikë.
#punaështëpergjigja #bordikullimit #nëshërbimtëkomunitetit