Si u pengua mbajtja e Kongresit të Elbasanit nga austro-hungarezët? Nga: Hasan Bello


Nga: Hasan Bello

Si u pengua mbajtja e Kongresit te Elbasanit nga austro-hungarezet nen justifikimin e “kordonit sanitar” qe do te pengonte perhapjen e koleres.

Ne janar te vitit 1916 kur territori i shtetit shqiptar ishte pushtuar nga austro-hungarezet, francezet, italianet, bullgaret, greket dhe serbo-malazezet, Ahmet Zogu hyri ne qytetin e Elbasanit. Ne kete qytet ai u takua me Lef Nosin, Mid’hat Frasherin e te tjere personalitete te njohura te kohes. Elbasani ne kete periudhe ishte ne epiqender te rivalitetit austro-bullgare per dominim. Zogu fare i ri ne moshe se bashku me patriotet e tjere krijuan nje Asamble te Perkohshme Kombetare dhe nje Komision Nismetare per mbajtjen e nje Kongresi. Programi i ketij Kongresi perbehej nga tre pika: ngritja e flamurit kombetar ne cdo pjese te vendit dhe qeverisja e tij nga shqiptaret; t’i shprehej Widit deshira e kombit per tu rikthyer sa me shpejt; te diskutohej menyra se si do qeverisej Shqiperia derisa te vinte mbreti. Me 3 mars 1916 u njoftuan te gjitha krahinat se mbajtja e Kongresit do te behej me 18 mars. Por Austro-Hungaria nuk e lejoi dicka te tille. Ajo i permbahej pikepamjes se shqiptaret nuk ishin te gatshem te vetqeveriseshin dhe urdheroi trupat e saj per te ngritur nje “kordon sanitar”, gjoja se qyteti dhe popullsia e tij kercenoheshin nga semundja e koleres. Por ky ishte vetem nje truk. Kongresi dhe deshira e organizatoreve binin ndesh me politiken e Vjenes dhe planeve gjeopolitike te ushtrise se saj. Kjo u vu re dhe nga fakti se me 21 mars 1916 “kordoni sanitar” u hoq.