Si u ble Blendi Fevziu nga Arben Ahmetaj, anuloi emisionin Opinion për pagesat e Klodian Zotos me ndërhyrjen e Tigrit, si u mashtruan të ftuarit

Emisioni “Opinion” në TV Klan, me moderator gazetarin Blendi Fevziu, ka bërë mbi 30 emisione për çështjen e inceneratorëve, kryesisht në linjën e akuzave të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Gjatë dy muajt e fundit, janë zbuluar disa të vërteta që përmbysin kauzën e inceneratorëve.
Së pari u zbuluan me dokumente se Klodian Zoto, gjatë viteve 2013-2018, ka paguar mijëra euro për udhëtimet dhe akomodimin në hotele me pesë yje të Evropës për Arben Ahmetaj, të dashurën e tij Erjola Hoxha dhe për gruan e tij Albina Mançka. Zoto është pronar i kompanisë së inceneratorëve. Ahmetaj ka firmosur për inceneratorët në 14 prill 2014. Korrupsioni është ulëritës. Dy prokurorët e SPAK Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi fshehën provat dhe devijuan hetimet për të shpëtuar Ahmetajn.
Së dyti, ekspertizat dhe aktet zyrtare të vlerërimit, të realizuara nga ekspertë të caktuar nga SPAK, për llogari të hetimeve, kanë konkluduar se inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit janë ndërtuar në përputhje me kontratën, punimet faktike përputhen me zërat në letra, projekti është zbatuar me përpikmëri dhe konform përshkrimit të punimeve dhe se kompanitë e akuzuara nga LSI janë ndëshkuar më parë nga drejtësia për evazion fiskal.
Madje, u përcaktuan dhe u konfirmuan edhe të ftuarit, mes të cilëve ish prokurori Eugen Beci, gazetarja Klodiana Lala, gazetari që zbuloi pagesat korruptive të Zotos Adriatik Doçi etj.Të enjten në drekë, të ftuarit u njoftian për ndryshim plani dhe se emisioni do të shtyhej për të hënën. Të hënën, të ftuarit u njoftuan se emisioni do të shtyhej pa afat.
Në veprim dyshohet se u hodh Arben Ahmetaj, i cili ka lëvizur fijet në prapaskenë për të anuluar emisionin. Meqenëse tema e emisionit ishte korrupsioni i Ahmetajt dhe përmbysja e fabulës së LSI-së për inceneratorët, dyshimet janë të forta për ndërhyrje nga ana e Tigrit, pasi nuk pati asnjë rrethanë të arsyeshme për anulimin e emisionit.
E vërteta është se inceneratori i Tiranës, sipas kontratës, duhet të funksionojë deri në vitin 2026. Deri atëherë, kompania pranon mbetje dhe i sistemon në landfill. Pra, asgjë anormale.Këto fakte se emisioni Opinion nuk po i shërben publikut dhe të vërtetës, por njërës palë që bërtet se pasi nuk është e kënaqur me pjesën që ka marrë nga inceneratorët si dhe kokës së inceneratorëve, Arben Ahmetajt. /prapaskena