Nga: Hasan Bello
Si ndihmoi poeti kombëtar Naim Frashëri për hapjen e Shkollës së Vashave në Korçë më 23 tetor 1891
Në fillim të shek.XIX-të protestantët filluan aktivitetin e tyre edhe në Perandorinë Osmane. Në vitin 1873 misionet amerikane erdhën në Manastir dhe hapën një qendër protestante, ku një rol të madh do të luaj Gjerasim Qiriazi dhe Gjon Ciko. Kështu, protestantizmi do të filloi të gjej terren edhe tek disa familje shqiptare. Në këtë kuadër, e motra e Gjerasimit, Sevastia për të thelluar njohuritë e saj do të niset drejt Stambollit për të studiuar në Kolegjin Amerikan të Vajzave.
Më 26 qershor 1891, në diplomimin e saj do të merrnin pjesë si të ftuar special nga Qiriazët edhe Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri. Ky i fundit njihej edhe si ushtrues i funksionit të Drejtorit të Censurës (kontrollit të veprave para se të botohen) në Ministrinë e Arsimit në Perandorinë Osmane dhe si poet i njohur në mesin e shqiptarëve. Ai do të marë përsipër regjistrimin e diplomës së Sevastisë në Ministrinë e Arsimit, duke hedhur kështu hapin e parë për sigurimin e iradesë së sulltanit për hapjen e Shkollës së Vashave në qytetin e Korçës më 23 tetor 1891 (për datën e saktë të hapjes ka të dhëna të ndryshme).