Si iu fal Porti i Limionit oligarkëve, Begaj dorëzoi në SPAK dosjen ndaj Ballukut

Nga Artur Meçollari

Shkresat me firmën e Ballukut që Begaj dorëzoi në SPAK.

Begaj ishte në dijeni se shkeljet ligjore për konçesionin e “Marina Limion” ishte bërë në MIE, por nuk e shpëtoi dot veten.

SPAK: “dhënia me koncesion të Portit Turistik (“Marina Limion”) ËSHTË NË KUNDËRSHTIM EDHE ME PARASHIKIMIN E NENIT 6 TË LIGJIT NR. 125/2013 “PËR KONCESIONET”
Në 28 dhjetor mbushen dy vjet nga denoncimi në SPAK i Ministres së MIE Belinda Balluku që bëri ish-Shefi i Shtsbit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, sot President i Republikës. Denoncimi i tij u bë me shkresën nr. 8530/3, datë 28.12.2021, lidhur me kontratën konçesionare midis MIE dhe shoqërisë “Marina Limion”.

Begaj dorëzoi me vullnet, pa kërkesën e SPAK, këtë praktikë ku figuronë disa shkresa me firmën e ministers Belinda Balluku.

Me shkresën nr. 402, datë 13 janar 2020, e MIE për Ministrinë e Mbrojtjes (MM) dhe katër ministri të tjera, firmosur nga Belinda Balluku, me objekt “kërkohet mendim për projejektvendimin”, bashkalidhur gjenden 1) projektvendimi i Këshillit të Ministrave, relaciooni i MIE për Këshillin e Ministrave “për miratimin e kontratës konçesionale / PPP të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion” me firmën e Ballukut dhe draft-kontrata midis MIE dhe shoqërisë “Marina Limion”.

Në datën 23 qershor 2020 MIE lidhi kontratën nr. 864 Rep. dhe nr. 380 kol. me shoqërinë “Marina Limion” për dhënen me konçesion / Partneritet Publik Privat (PPP) të Portit Turistik dhe të Shërbimeve “Marina Limion”. Po ashtu KM do të miratonte VKM Nr. 515, datë 1.7.2020, për miratimin e kontratës së e firmosur nga MIE me shoqërinë “Marina Limion” më 23 qershor 2020.

Të dy këto dokumenta janë të njëjtë me draftet që MIE i dërgoi MM me shkresën nr. 402, datë 13 janar 2020, pavarësisht se prona mbi të lidhej kontrata ishte në një prone në administrim të MM dhe kjo e fundit i kishte kthyer përgjigje negative MIE.

Pas kërkesës së “Marina Limion” në MIE, në datën 2.9.2019, komisioni i dhënies me koncesion pa verifikuar statusin e pronës, miraton kërkesën dhe në 10.10.2019 njofon “Marina Limion” se ishte fitues. Shihet qartë nga skema e investimit që gjendet në Relacion me firmën e Ballukut, se investimi do të kryehet në pronën nr. 696 “Baza Ndihmuese Limion, Sarandë”, në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes nga vitit 2014, si dhe kjo skemë investimi do të bllokinte hyrjen e bazës detare. Edhe pse MIE morri përgjigje negative nga Ministria e Mbrojtjes në datë 30.01.2020, ministrja Balluku vijojë me lidhjen e kontratës me “Marina Limion” në datën 23 qershor 2020 dhe miratimin e saj me VKM nr. 515, date 1 korrrik 2020.

Sipas SPAK (Vendimi i Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023) “Ministri i Mbrojtjes nëpërmjet shkresës nr. 227/6 prot., datë 30.01.2020, i drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë (më poshtë referuar si MIE) shpreh mosdakordësinë për miratimin e projektit”. në datë 2.9.2019, ora 14:00, ofertuesi, Bashkimi i Operatorëve “Kastrati Group” dhe “Edil-al” SHPK (koncesionari), ka paraqitur propozimin e tij në lidhje me procedurën konkurruese “Oferta e koncesionarit”, e pranuar nga Autoriteti Kontraktues (komisioni i dhënies me koncesion) dhe Autoriteti Kontraktues, me shkresën nr. 8507 prot., datë 10.10.2019, i ka dërguar koncesionarit “Njoftimin e fituesit”, nëpërmjet të cilës është ftuar ofertuesi fitues (koncesionari) për negocimin e kontratës koncesionare”.

Po ashtu SPAK shprehet se “Në përfundim të këtij procesi, është hartuar dhe miratuar VKM nr. 515, datë 1.7.2020, “Për miratimin e Kontratës së Koncesionit Partneritet Publik Privat, për dhënien me koncesion partneritet publik privat te Portit Turistik dhe të Shërbimeve Marina Limion, ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomik Kastrati Group SHA dhe Edil-Al-It SHPK”.

Prokuroria e Posaçme ka analizuar se është disponuar me një kontratë koncesioni mbi një pronë të vendosur në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes, të miratuar me Dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, pronë e cila shërben për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe se, nga korrespondenca e kryer me Presidentin e Republikës, por dhe nga tërësia e akteve të administruara, nuk ka asnjë komunikim me këtë institucion në lidhje me pronën nr. 696, pronë e cila sipas Dekretit nr. 8539, datë 17.6.2014, bën pjesë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes”.

Në fund SPAK konkludon se “Përfshirja e kësaj prone me status të veçantë, pasi përbën bazë ushtarake, ku funksioni primar i saj është ruajtja e sigurisë kombëtare, në VKM-në për dhënien me koncesion të Portit Turistik ËSHTË NË KUNDËRSHTIM EDHE ME PARASHIKIMIN E NENIT 6 TË LIGJIT NR. 125/2013 “PËR KONCESIONET”: “Ky ligj nuk zbatohet për koncesionet/partneritetet publike private, në rastet e mëposhtme: b) kur realizimi i tyre duhet të shoqërohet me masa të veçanta të sigurisë, në përputhje me ligjet, rregulloret ose dispozitat administrative në fuqi apo kur një gjë e tillë kërkohet nga mbrojtja e interesave thelbësorë të shtetit”.


__________________
Më poshtë lista e plotë e shkresatve që ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj i paraqiti SPAK-ut me shkresën nr. 8530/3, datë 28.12.2021 lidhur me kontratën konçesionare të MIE me “Marina Limion”:

👉Shkresa nr. 402, datë 13 janar 2020, e MIE për Ministtrinë e Mbrojtjes (MM) dhe katër ministri të tjera, firmosur nga Belinda Balluku, me objekt “kërkohet mendim për projejektvendimin”, në të cilën bashkalidhur gjenden projektvendimi i Këshillit të Ministrave, relaciooni i MIE për Këshillin e Ministrave “për miratimin e kontratës konçesionale / PPP të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion” dhe draft-kontrata midis MIE dhe shoqërisë “Marina Limion”.
👉Shkresa nr. 227/1, date 20 janar 2020 e Drejtorisë së Programimit, Standartizimit dhe Harmonismit të Akteve Rregullatore në MM me objekt “Dërgohet për mendim një projektvendim” drejtuar Komands së Forcave Detare, Drejtorisë së Mirëadministrimit të Pronave dhe Aseteve në MMdhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, firmosur nga Ismail Shehu.

Shkresa nr. 360, date 221 janar 2020 e Shtabit të Përgjithshëm të FA me objekt “Mendim për një projektvendim” drejtuar Komandës së Forcës Detare, firmosur nga gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku.

👉Shkresa nr. 223/1, date 21 janar 2020 e Komandës së Forcës Detare me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. 360, date 21 janar 2020 “Mendim për një projektvendim”” drejtuar gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku , Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, firmosur nga kapiten i rangut të pare Artur Meçollari. Forca Detare shprehet se “Komanda e Forcës Detare nuk shprehet dakord për miratimin e këtij projektvendimi.”

👉Shkresa nr. 231/1, date 22 janar 2020 e Komandës së Forcës Detare me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. 227, date 20 janar 2020 “dërgohet për mendim një projektvendim”” drejtuar Ismail Shehu, Drejtor i Drejtorisë së Programimit, Standartizimit dhe harmonismit të Akteve Rregullatore në MM, firmosur nga kapiten i rangut të pare Artur Meçollari. Forca Detare shprehet se “Komanda e Forcës Detare nuk shprehet dakord për miratimin e këtij projektvendimi.”

👉Shkresa nr. 462 prot, datë 22.01.2020, e Drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. nr. 227/1, date 20 janar 2020, drejtuar Ismail Shehu, Drejtor i Drejtorisë së Programimit, Standartizimit dhe Harmonismit të Akteve Rregullatore në MM, firmosur nga kolonel Ilir Pujo, ka shprehur “mosdakordësinë e tij për miratimin e projektit, pasi ky i fundit “do të përfshinte edhe pronën nr. 696, e cila është në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes, duke cenuar ndjeshëm kapacitetet operacionale dhe, rrjedhimisht, edhe zbatimin e misionit të Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare”.

👉Shkresës nr. 227/6, datë 30.01.2020, e Ministrisë së i Mbrojtjes me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. 402, date 13 janar 2020”, formosur nga Olta Xhaçka, drejtuar MIE, ku shpreh mosdakordësinë për miratimin e projektit me argumentin se “… është i pamundur identifikimi i pronave në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes që preken nga projekti, pasi të dhënat tekniko-ligjore, përfshirë dokumentacionin teknik që shoqërojnë projektvendimin janë të paplota. Gjithashtu kanë bërë me dije se në vendndodhjen e projektit. Ministria e Mbrojtjes ka në përgjegjësi administrimi katër prona, një pjesë e të cilave janë brenda Planit të Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura, miratuar me Dekretin e Presidentit nr. 8593, datë 17.6.2014…”.