Kush ka marrë kredi dhe nuk e ka paguar, nuk do të shpëtojë nga detyrimet pavarësisht heqjes së licencave të shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final”.
Pas bllokimit të kapitaleve të dy kompanive, klientët që po paguanin huatë e prapambetura do të vazhdojnë shlyerjen atje ku fillimisht kanë marrë kredinë. Pra te banka apo institucioni financiar jo-bankë ku është marrë kredia, por me kushte të lehtësuara.
“Klienti duhet të paguajë së paku detyrimin e principalit, padyshim. Ndërkohë caktimi i interesit mund të aplikohet, por kujdes! Ne jemi në situata ku veç interesave paguhen edhe penalitete dhe këtu ka nevojë për ndërhyrje”, u shpreh Spaho.
Ndërkohë, për rreth 3 mijë e 600 klientët që po shlyenin kreditë te Micro Credit Albania” dhe “Final”, Banka e Shqipërisë i ka dërguar një shkresë Agjencisë Shtetërore të kadastrës me qëllim mos-tjetërsimin e pronave të “qytetarëve borxhlinj”.
Më 23 maj 2024, Banka e Shqipërisë u hoqi licencat, duke nxjerrë nga tregu dy subjektet financiare jobanka, përkatësisht shoqëritë “Final” dhe “Micro Credit Albania”.