Shuhet mjekja në Tiranë, kolegët: Ishte frymëzim

Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë në një postim në rrjetet sociale njofton se ka ndërruar jetë mjekja Frida Buçpapaj. Kolegët shkruajnë se mjekja ka qenë frymëzim për brezat e rinj.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë mjekes së nderuar Znj. Frida Buçpapaj. Një eksperience shumë vjeçare ajo dha në kujdesin shëndetësor parësor, në shërbimin shkollor të NJVKSH Tiranë.

Ka qenë frymëzim për të gjithë mjekët dhe infermierët e rinj ka qenë një mentore e pakursyer në dhënien e profesionit, karakterizuar nga mirësia, buzëqeshja që u dhuronte femijëve dhe kolegëve.

Në emër të DROSHKSH Tiranë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve” shkruan drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.