Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar ndaj aksionit te paligjshëm të IKMT-së në Prestige Resort, duke thënë se ky shtet nuk njeh norma dhe ligj.
Sipas Salianjit, Rama përdor institucionet shtetërore si lodra personale, ndërsa thekson se ky është një sulm i pastër, pasi nuk është dhënë asnjë paralajmërim dhe asnjë shkresë.
“Është mesazhi mafizoz qeveritar që godet investitorët, që shantazhon mediat nëpërmjet abuzimit me asetet shtetërore”, thuhet ne reagimin e Salianjit.
REAGIMI I SALIANJIT
Regjimi nuk njeh ligj dhe normë, shkel dhe dhunon çdo normë demokratike, përpiqet të dhunojë dhe godasë cilindo që mendon ndryshe!
Ndërkohë që Shqipëria po mbytet nga kioskat e ndërtimeve pa leje dhe po zaptohet nga miqtë e regjimit çdo copë bregdet Edi Rama urdhëron sulmin ndaj “Prestig Resort” në sezon turistik, përdor institucionet shtetërore si lodra personale, pa paralajmërim, pa shkresë, në shkelje të ligjit dhe pa dhënë mundësitë e mbrojtjes dhe garancive ligjore dhe para gjykatës! Ky është mesazhi më i qartë i abuzimit shtetëror! Është mesazhi mafizoz qeveritar që godet investitorët, që shantazhon mediat nëpërmjet abuzimit me asetet shtetërore!
Damka e turpit nuk i mbetet qeverisë së Ramës por dëmton dhe turizmin, tremb investitorët! Pas 20 vitesh politikë Rama kthehet me moton të shkatërrohen resortet të mbijnë kioskat!