Qeveria vuri përballë kryebashkiakëve shifrat e menaxhimit të bashkive të tyre duke deklaruar se do të marrë në administrim 7 prej tyre për shkak të keqmenaxhimit.
E ndërsa 44 bashki janë pa probleme financiare, 10 bashki janë me probleme financiare, 10 të tjera janë me vështirësi financiare dhe më seriozet ku është ndezur alarmi i kuq janë bashkia Vorë e Kavajë.
Të dhënat i bëri me dije ministrja e Financave, Delinda Ibrahimaj në mbledhjen e thirrur nga kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët me temë ‘Decetralizimi dhe performanca financiare e qeverisjes vendore”.
“Bashkia Vorë përqindja e detyrimeve të prapambetura ndaj shpenzimeve faktike 2021 është 90.54%
Kavaja përqindja e detyrimeve të prapambetura ndaj shpenzimeve faktike 2021 është 91.23 %.
Për 7 bashkitë që janë në prag falimenti qeveria do të hartojë një plan menaxhimi i cili duhet të miratohet nga Këshillat bashkiakë brenda datës 30 korrik.
Këta bashki janë: Roskovec, Poliçan, Cërrik, Malësi e Madhe, Vorë, Belsh e Kavajë.
“Do të dorëzojnë pranë ministrisë së Financave planin e tyre. Plani do të hartohet në bazë të atij të dorëzuarit nga Minitria e Financave dhe brenda datës 30 korrik do të kalojë për miratim në këshillin bashkiak dhe të vijë sërish në ministria e Financave që të zbatohet në thesar. Situata do të ishte ndryshe nëse ne analizën nuk do ta bënim me buxhetin e planifikuar por faktik.
Qeveria u kerkon planin 10 bashkive
Bashkitë me probleme financiare: Klos, Finiq, Kukës, Kamëz, Pukë, Selenicë, Berat, Tropojë, Tepelenë, Dibër, Konispol, Divjakë, Peqin, Kuçovë
“Bashkitë me probleme financiare do të duhet që brenda datës 15 korrik të dorëzojnë pranë ministrisë së Financave një plan të tyre të përmirësimit të situatës së tyre. Plani duhet të jetë i miratuar nga Këshilli bashkiak dhe të vijë për zbatim pranë Ministrisë së Financave” tha ministrja.
Malesia e Madhe rriti detyrimet 51.83%
Tre bashkitë që kanë përkeqësuar situatën e tyre financare gjatë 2021 janë Cërriku, Belsh, ndërsa Malësia e Madhe pa problem financiare në 2020 ka kaluar në 2021 51.83 % të detyrimeve të prapambetura.
Bashkitë ekselente në menaxhimin e financave publike
Shkodra, Gjirokastër, Patos, Këlcyrë, e Korçë.
“Kanë një stok nën 1% të detyrimeve të prapambetura të shpenzimeve të tyre.
Elbasani dhe Tirana kanë një stok nën 5%
Ndryshime ligjore
Duke nisur dhe nga dy rastet e bashkisë Vorë dhe Kavajë, Ministria e Financave do të propozojë dhe dy ndryshime ligjore
“Janë dy bashki me potencial të lartë. Në rastin e Kavajës është një bashki që gjatë sezonit verior ka një potencial të lartë të të ardhurave. Dhe bashkia Vorë ndodhet pranë Tiranës dhe aeroportit. Ka një potencial të lartë ekonomik dhe duhet të punojë më shumë për të rritur performancën financiare.
Janë disa mësime që ne kemi nxjerrë nga hartimi i raportit. Së pari ka të bëjë që gjatë këtij viti do të propozojmë një ndryshim ligjor I cili do të na hapë rrugën ta bëjmë këtë analyze mbi buxhetit faktit dhe jo atë të planifikuar. Duke qenë se fondet e transferuara për cdo bashki janë ta larta në krahasim me detyrimet e prapambetura. Në 2021 këto fonde ishin 20 mld lekë ndërkohë detyrimet janë 6 miliardë lekë.
Do të propozojmë që një pjesë e këtyre fondeve të shkojë për të paguar detyrimet e prapambetura. Ka dhe një element tjetër që deri më tani unë nuk e kisha përmendur. Janë disa bashki të cilat kanë nënhua, kredi të dhëna nga buxheti i shtetit për qëllim të investimeve të tyre apo mbulimin e disa shpenzimeve të tyre. Këto bashki duhet të fillojnë të paguajnë huatë dhe ne do të propozojmë gjithashtu gjatë këtij viti një ndryshim ligjor me qëllim kushtëzimin e fondeve të trashëguara me pagesën e këtyre nënhuave”, tha ministrja.
Bashkitë me performancë pozitive. Ne foto poshte