Shqiptari qëllohet me 6 plumba në qendër të Brukselit. Emri dhe e shkuara kriminale

Një person i cili dyshohet se është shqiptar është qëlluar me armë zjarri në lagjen Place De Brouckère në zemër të Brukselit Sipas shërbimit policor Bruksel-Ixelles, policia është njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 pas thirrjeve në numrin e urgjencës 100.

de9806d9-belga_tournai_police-1024x575

Dëshmitarët raportuan një sërë të shtënash në qendër të kryeqytetit. Rreth Place De Brouckère është vendosur një perimetër sigurie. Nuk dihen ende rrethanat e sakta të ngjarjes si dhe identiteti i viktimës, ndërsa mësohet se ai është një 43-vjeçar, i cili ka marrë gjashtë plumba në trup, shpinë dhe këmbë, raportojnë mediat lokale. Prokuroria publike e Brukselit e ka marrë rastin. Ndërkohë sipas News 24, raportohet se viktima është Erion Hasanbelliu, një emër i cili dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Ndërsa autori, mësohet se është me iniciale K.N.

Policia thotë se po përdor mjetet maksimale për gjetjen e autorit(ve) të të shtënave. Place de Brouckère në qendër të Brukselit ishte plot me turma të shtunën në mbrëmje, shkruajnë mediat Belge.

Duke folur menjëherë pas njoftimit të policisë, kryebashkiaku i Brukselit Philippe Close dënoi ngjarjen dhe siguroi se policia po bën gjithçka që mundet për të garantuar sigurinë e vizitorëve në kryeqytet.

“Shpresoj që policia të mund të arrestojë autorët sa më shpejt të jetë e mundur. Janë mobilizuar shumë patrulla. Dua të theksoj se të gjithë duhet të jenë në gjendje të ndihen të sigurt në Bruksel dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi me ndihmën e shërbimeve të policisë”.

E shkuara

Ekzekutimi në Belgjikë, i është identifikuar si Erion Hasanbelliu 43 vjeç, dyshohet se ka qenë shofer në atentatin e vrasjes së Sokol Çapjas në vitin 2005.

Po ashtu, dyshohet se personi i plagosur ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Muçës, mik i Florenc Çapjas.

Policia belge ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se është shtetas shqiptar, me inicialet K.N.

 

 

 

Personi që u ekzekutua një ditë më parë është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol Tirana në vitin 2013-të, pasi ai bashkë me të vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Noga-n. Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

 

Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

 

 

 

Sipas Policisë së Shtetit, Hasanbelliu në bashkëpunim me vëllanë e tij kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ky ui fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e krimit.