60 vjet i kishte kjo shtëpi, e përkulur tërësisht nga tërmeti i 26 nëntorit. Në të jetonin dy frymë, dy të moshuar të vetmuar që u bënë pjesë e misionit të “Shqiptarët për Shqiptarët”.
E si mund të braktisnin shqiptarët dy të moshuar që e shtynin jetën mes të ftohtit, në pamundësi për t’u ushqyer, në vështirësi për të blerë ilaçet e tyre….
“Shqiptarët për Shqiptarët” i dha lajmin e bukur nënë Hajries e gjysh Nuzit, se shtëpia e tyre e vjetër do të rikonstruktohej plotësisht. Puna nisi duke hedhur në tokë këtë çati që nuk e mbante më shiun e nuk e duronte dot më të ftohtin.
Çatia dhe muret e dëmtuar u rregulluan nga e para dhe tashmë kishte ardhur koha që për Hajrien e Nuzin të kishte një vend që mund të quhej shtëpi. Këta dy të moshuar kurrsesi s’mund të flinin në ato kushte të tmerrshme.
Ndiqeni në këtë klip ndryshimin rrënjësor që pësoi shtëpia e të moshuarve