Shqipëria tronditet nga lëkundjet e tërmetit, ja shkalla e goditjes

Lëkundje të fuqishme tërmeti u regjistruan sot në mbrëmje në Shqipëri. Sipas EMSC, lëkundjet ishin në magnitudën 5.2 të shkallës Rihter.

Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Kavaje, Rrogozhine, Peqin, Durres, Lushnje, Pogradec, Lezhe dhe Elbasan. Epiqendra e termetit e tërmetit ndodhet 19 kilometra në veri-lindje të Krujës.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët teksa ende nuk ka informacione për dëmtime.