Shqipëria mposht 3-1 Kazakistanin, ndaj Bjellorusisë vetëm fitorja e kualifikon


Shqipëria ka marrë fitoren e dytë në grup duke mposhtur në Tiranë Kazakistanin. Kuqezinjtë kanë marrë 3 pikë falë fitores 3-1 me golat e Cikalleshit, Ismajlit dhe Manajt.

Miqtë kazakë të cilët tashmë janë jashtë gare në grup do të mbajnë mend këtë transfertë vetëm për supergolin nga mesfusha të Aibol Abiken që ngriu buzëqeshjen e kuqezinjve që sapo kishin arritur një avantazh të shpejtë 2-0.

Gjithsesi, tashmë i gjithë fati i grupit do të luhet në ”Air Albania’ Stadium më 18 nëntor në sfidën Shqipëri-Bjellorusi.

Bjellorusët vijnë me një avantazh pasi kanë kreun e grupit me 10 pikë dhe u mjafton një fitore ose dhe barazim për të siguruar kualifikimin. Shqipëria nga ana tjetër luan vetëm për fitore pasi në të kundërt nuk kualifikohet më tej dhe humb shpresat për një biletë direkt për në fazën Play-Off./Bw