Shqipëria pësoi disfatë 0-1 ndaj Gjeorgjisë në Air Albania, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.
Ndeshja nisi me një ritëm jo shumë të lartë, me ekipet që u treguan të kujdesshme. Arbër Hoxha lëshoi sinjale të qarta në minutën e 12-të, me një goditje nga distanca. Në të 25-tën, mysafirët u shfaqën të rrezikshëm, por Kvara nuk devijoi dot një top të ardhur nga krahët.
Të besuarit e Sagnol shtuan presionin në fundin e fraksionit, duke vendosur në vështirësi prapavijën kuqezi. Në të 55-tën, Kitieshvilli “flirtoi” me golin, me fat Shqipëria.
Të besuarit e Sylvinhos iu afruan golit në minutën e 60-të, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, një gjuajtje e Bajramit mund të ishte një asist për Kumbullën, që gjithsesi nuk shtyu topin në rrjetë.
Gjeorgjia zhbllokoi ndeshjen në minutën e 71-të, me anë të Giorgi Kochorashvili. Pavarësisht rasteve, nuk pati asnjë ndryshim rezultati deri në fund.
Shqipëria renditet në vendin e dytë në League B, pas dy ndeshjesh ka grumbulluar 3 pikë. Gjeorgjia kryeson grupin, me 6 pikë.
Edhe pas fitores 3-2 ndaj Ukrainës, Çekia nuk shkon më shumë se vendi i 3-të me 3 pikë pasi ka golavarazh më të dobët se Shqipëria.