Shpresë për Shqipërinë, Bullgaria drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut

Bullgaria duket se është drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut duke i hapur kështu rrugën këtij shteti por dhe Shqipërisë për avancimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Twitter, komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi.

varhely

Varhelyi në postimin e tij e quan vendim historik për Evropën atë të liderit të opozitës Boyko Borissov i cili ka pranuar të japë votat në Parlament për të pranuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov
për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut.

Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, shkruan Varhelyi.

Kreu i opozitës bullgare, Bojko Borisov, i bëri thirrje kryeministrit Kiril Petkovit që të mos fshihet, por të paraqesë në parlament një propozim për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas Borisov, propozimi i presidencës franceze dha kuadrin më të mirë për një marrëveshje midis dy vendeve. “Unë i besoj Macronit dhe Komisionit Evropian”, tha Borisov.

Ai akuzoi kryeministrin Petkov se gënjen në Bruksel se Slavi Trifonov dhe Teodora Genchovska po e pengojnë atë të vendosë për veton. “Diçka po e shqetëson. Pse ka frikë?” pyeti kryetari i GERB.

Një shumicë pro-evropiane mund të krijohet me votat e GERB dhe MRF, tha Borisov, duke shtuar se sot jep 59 vota për të hequr veton.