Shpëtoi 233 jetë, media ruse i bën profilin: kush ishte Damir Yusupov, një pilot hero, një musliman i vërtetë

Shpëtoi 233 jetë, media ruse i bën profilin: kush ishte Damir Yusupov, një pilot hero, një musliman i vërtetë.

Shpëtoi 233 jetë, media ruse i bën profilin: kush ishte Damir Yusupov, një pilot hero, një musliman i vërtetë.Media botërore raportoi për uljen dramatike të Airbus A321 të kompanisë ajrore ruse Ural Airlines, ku fati qe me ata dhjetra pasagjerë, të cilët, edhe pse u ballafaquan me një realitet në kufirin e fundit mes jetës e vdekjes, kjo e dyta nuk i kapi dot. Avioni u nis nga Moska për në Simferopol, por një tufë zogjsh që u përplas me të, e çoi drejt një uljeje të detyruar në një fushë me misër. Ulja u vlerësua si mjeshtërore.

Asnjë nga 226 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit nuk u plagos apo u lëndua, megjithëse disa kërkuan kujdes mjekësor.

E gjitha i është dedikuar shkathtësisë së pilotit Damir Jusupov, i cili ka ngjallur admirim në të gjithë Rusinë për shpëtimin e atyre jetëve njerëzore që ndodheshin brenda. Svetlana Babin dëshmoi që pasagjerët e duartrokitën atë, dhe kryeministri rus Dimitry Medvedev shpalli çmim shtetëror për Jusupovin dhe bashkëpilotin George Murzin.

Kështu që Damir Yusupov u bë një hero i Rusisë, dhe mediat u përpoqën të zbulojnë më shumë rreth tij. E përditshmja Moskovskij Komsomolets shpalosi karakterin dhe punën e Damir Jusupovit përmes dëshmive të miqve të tij.

Ata që e njohin Damir Jusupov, kapitenin i aeroplanit Airbus A321, flasin me një zë: ajo çfarë ndodhi, aftësia dhe zhdërvjelltësia e tij, është plotësisht në përputhje me karakterin e tij, citoi gazeta miqtë e tij, duke shtuar detaje:

Para se të bëhej pilot, Damir punoi si avokat dhe jetoi në Sizran, në rajonin e Samarës. Rinat Sharafutdinov, miku dhe kolegu i Damirit, tha se ishte një njeri familjar me vlera të larta, një besimtar musliman siç i takon në cilësi e virtyte.

“Damir Jusupov punoi si avokat, dhe për shumë vite ai ishte nënkryetari i një shoqërie për autonominë kulturore kombëtare tatare të rrethit të qytetit Sizran”, tha Rinat Sharafutdinov, i cili e pasoi atë në post.

Sizran është një qytet me rreth 170 mijë banorë. Shumë e njohin mirë Damirin. Ai është një personi i besueshëm, fisnik dhe i sinqertë. Njeriu mund të mbështetet tek ai në gjithçka. Përgjithësisht, një musliman i vërtetë – shkruan Moskovskij Komsomolets.

Damir është një njeri me intelekt të shkëlqyeshëm por i qetë. Askush nuk e kujton që ai t’i ketë ngritur zërin dikujt – thonë të njohurit e tij. E nga ana tjetër, te ky 41-vjeçar pati një forcë të jashtëzakonshme të brendshme, gjë që e çoi drejt një veprim heroik.

Nga ditët e djalërisë ai ëndërronte për qiellin sepse babai i tij ishte gjithashtu një pilot që fluturonte me një helikopter Mi-8. Sidoqoftë, në moshë të re ai nuk iu nënshtrua provimit mjekësor për një pilot, kështu që u diplomua në shkollën e drejtësisë, duke punuar si avokat për shumë vite.

Ai e arriti ëndrrën e tij në moshën e rritur: Në vitin 2013, ai u diplomua në Universitetin Shtetëror të Aviacionit Civil të Shën Peterburgut, dhe menjëherë pas diplomimit, nisi punë në Ural Airlines.

“Meqenëse Damir është besimtar musliman, komunikuam me njëri-tjetrin disa ditë më parë, duke u uruar për Kurban-Bajram. Megjithëse u transferua në Urale për shkak të punës së tij, ai shpesh vinte në Sizran”, tha Rinat Sharafutdinov. /tesheshi.com/