Shpërthim pranë një banese, raportohet vetëm për dëme materiale

 Një shpërthim pranë një banese është dëgjuar këtë mbrëmje në Shijak.

Raportohet se dyshohet se shpërthimi është me lëndë plasëse.

Raportohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi është shtetasi me inicialet O.V 36 vjeç.