Shpërthen transformatori, zjarrfikësit shuajnë flakët, mbetet pa energji elektrike fshati

Shpërthen transformatori në fshatin Shën Todhër të Gjirokastrës. Si pasojë e shpërthimit, është shkaktuar një zjarr masiv.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Por si pasojë e djegies së transformatorit, kanë ngelur pa energji elektrike banorët e fshatit dhe fshatrave përreth.