Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi bëri të ditur se Partinë Socialiste në Kavajë do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, Shpend Barameta dhe Marinela Alia.
Sipas vendimit të kryesisë, për herë të parë, PS në Kavajë nuk do të ketë 1, por dy kryetarë.
Shpend Barameta është pjesë e PS si anetar nga viti 2008 dhe pjesë e strukturave drejtuese të partisë dhe pushtetit lokal që në vitin 2013.
Barameta do bashkëdrejtojë selinë rozë Kavajës për një mandat 4 vjeçar.
Aktualisht ai mban postin e Drejtorit të Kabinetit në Bashkinë e Kavajës.
PS në Kavajë do të ketë për herë të parë një bashkëkryetare grua.
Marinela Aliaj ishte kandidatja e vetme femër në këtë garë dhe u përzgjodh si drejtuese.
Znj. Aliaj aktualisht është kryetare e forumit të gruas socialiste të Kavajës.
Testi i parë politik për dy kryetarët e rinj për organizimin e partisë janë zgjedhjet e ardhshme vendore për kryetar Bashkie në 2023.