Është shoqëruar në rajonin e policisë, për mos-mbajtjen e maskës në publik, ish-deputeti Kastriot Islami.
Mësohet se policia e ka shoqëruar Islamin, pasi ky i fundit nuk ka respektuar rregullat e vendosura nga qeveria, për vendosjen e maskës. Islami nuk ka patur me vete kartën e identitetit.
Qeveria shqiptare ka vendosur si rregull mbajtjen e maskës në çdo ambient publik, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Situata e pandemisë është rënduar dhe numri i fataliteteve në Shqipëri vijon të rritet. Vetëm ditën e sotme, kanë humbur jetën shtatë qytetarë.