Shkrumbohet totalisht makina në ‘Thumanë-Rinas’, shpëton mrekullisht drejtuesi i “Golfit”

Në autostradën “Thumanë-Rinas” një autoveturë tip ‘Golf’ ka marrë flakë në ecje. Si pasojë, drejtuesi i saj ka dalë menjëherë nga automjeti.

Ndonëse në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e Kamzës, autovetura është shkrumbuar plotësisht.

Ndërkohë, shkaqet janë ende të paqarta, por paraprakisht mendohet ndonjë shkëndijë në sistemin elektrik.