Një shtëpi në Vlorë u shkrumbua në minutat e para të këtij viti të ri, 2021.
Si pasojë e ngjarjes së rëndë, mbeten jashtë 2 persona me aftësi të kufizuar.
Këto janë pamje të shtëpisë, e cila u përfshi nga flakët në minutat e para të këtij 1 janari, në fshatin Tërbaç të Vlorës.
Si rrjedhojë e flakëve, banesa pësoi dëme të mëdha, ndërsa 2 pjesëtarët e familjes Hazizaj fatmirësisht nuk pësuan lëndime.
Dy anëtarët Agron dhe Halo Hazizaj të dy me aftësi të kufizuara, kishin lënë ndezur oxhakun për t’u ngrohur, por flakët dolën jashtë kontrollit, duke dëmtuar të gjithë shtëpinë.