Shkoi të marrë nusen te shtëpia e saj, dhëndri rrihet nga vjehrri dhe dy djemtë e tij

Një ngjarje e pazakontë në fshatin Rogovë të Gjakovës.
Një 32-vjeçar nga Ferizaj kishte shkuar bashkë me babain që ta marrë bashkëshorten, e cila ndodhej në vizitë te familja e saj, por u sulmua fizikisht nga nga vjehrri dhe dy djemtë e tij.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Sipas mediave në Kosovë, personat që u arrestuan janë Isni Gashi 53-vjeç bashkë me dy djemtë e tij, Sulltanin 32-vjeç dhe Eduartin 20-vjeç.

Raportohet se, me të arritur në shtëpinë e miqve në fshatin Rogovë, 32-vjeçari u përfshi në një debat me vjehrrin, për shkak ta disa mosmarrëveshjeve të momentit. Si pasojë e mospajtimeve për çështje ende të panjohura, Isniu bashkë me djemtë, Sulltanin dhe Eduartin, kanë sulmuar fizikisht dhëndrin dhe babain e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore. Tre burrat e familjes Gashi kanë përfunduar në polici për shkak të sulmit ndaj dhëndrit të tyre.