Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se Partia demokratike do të ecë drejt të ardhmes.
Basha po ashtu theksoi se koha e ish-kryeministrit Sali Berisha ka marrë fund dhe se ditën shkoi në selinë e PD si një bolshevik me kultin e krimit me vete.
Ndërsa la të hapur mundësinë e rikthimit të protestave.
Historia e tij mbaroi me 18 maj. Po sillet më keq se një bolshevik. Ai kishte një shprehje që e përdorte shpesh, ‘Komunistët kanë kultin e krimit’. Po sot çfarë bëri? Erdhi si bolshevik me kultin e krimit me vete. Koha e Sali Berishës si fenomen ka marrë fund. Ne do të jemi ata që do ta çojmë Shqipërinë përpara. Trekëndëshi i Bermudes nuk ka asnjë shans. Të tre bashkë punojnë për hallin e tyre.
Në protesta dhe në të gjitha format dhe të gjitha mënyrat sapo litari i Trekëndëshit të Bermudes dhe Berisha të marrë përgjigjen që meritojnë. PD do të përcaktojë qartë më 18 dhjetor se ne do të ecim përpara të vendosur për të çliruar Shqipërinë”, tha Basha.