Shkëmbim zjarri mes policisë dhe një grupi, identifikohen efektivët e plagosur në Mamurras, në spital dhe një qytetar

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në Mamurras, ku mbetën të plagosur dy efektivë politike dhe një qytetar.

Mësohet  se të plagosur kanë mbetur efektivët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, ku njëri është plagosur me armë dhe tjetri me sende të forta. Ndërkohë, nuk ka ende të dhëna për personin tjetër të plagosur, që është dërguar në spital.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije për “BalkanWeb”se dyshohet që ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave.