“Shkarkoi tre ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së ‘sukseseve’”, Teliti për ndryshimet në kabinet: Askush në atë sallë nuk dinte gjë!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.

Në një postim në rrjetet sociale, Teliti shkruan se askush në sallë përveç kreut të qeverisë nuk e dinte se çfarë e priste në fatin e tyre politik.

Më tej ai shton se Rama shkarkoi tre ministrat më të rëndësishme të qeverisë që pretendon se është e suksesshme.

Postimi i plotë:

Sic është PS sot, nuk duhet të jetë Shqipëria nesër!
❌Askush në atë sallë, përvec Kryeministrit, nuk dinte gjë. Të gjithë nuk ishin të interesuar për fjalimet e gjata mbi “arritjet shekullore”, por për atë “minutin” final ku cdokush merrte vesh për fatin politik që e priste. Disa u gëzuan, disa u mërzitën, e shumë të tjerë morën frymë lirshëm se ja hodhën edhe kësaj here.
📌E nisi me 3 orë “vetë”lavdërime” për arritjet e mëdha të qeverisë, e pastaj cfarë bëri? Shkarkoi tre ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së “sukseseve”.
🔷Ndryshimi, sot më shumë se kurrë, është domosdoshmëri kombëtare!