Shirat e dendur dhe përmbytjet shkaktojnë dëme të mëdha në disa pjesë të Italisë (VIDEO)

Shtëpi të përmbytura, shoferë të bllokuar, rrugë të kthyera në përrua, rrëshqitje dheu.

Këto ishin disa nga pasojat pasi shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi goditën disa zona të Campania-s vonë pasdite dje, veçanërisht provincat Caserta dhe Avellino, shkruajnë mediat italiane, përcjell Telegrafi.

Të dy ishin në një Apecar: automjeti me tre rrota u përmbyt nga një “lumë balte dhe mbeturinash” dhe u gjet në një përroskë.

Ndërkohë raportohet se disa shtëpi janë evakuuar.

Dëme të konsiderueshme gjithashtu në Irpinia, veçanërisht në Baiano, Mugnano del Cardinale dhe Sirignano.

Shiu i dendur ka goditur edhe Bolonjën pasdite, me një rrufe në një restorant në Granarolo Emilia, duke bërë që çatia të përfshihet nga flakët.

Moti i keq edhe në zonën e Pizas me pemë të rrëzuara dhe dy zjarre të shkaktuara nga rrufeja. Një stuhi e fuqishme goditi edhe Viterbon.