Shikoni pamjet/ Publikohen momentet kur Rama mbërrin në Kiev me Abazoviç dhe ministren Spiropali

Kryeministri Edi Rama, ministrja Elisa Spiropali dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic kanë bërë ndalesën e tyre të parë në qytetin e vogël Borodjanka afër Kievit.

Ata janë njohur nga afër me pasojat e luftës së tmerrshme të Rusinsë në Ukrainë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet Rama me Abazovic dhe Spiropalin, të shoqëruar nga forca të shumta sigurie teksa njihen me pasojat e bombardimeve, pallate të shkatërruara dhe të pabanueshme.

Më pas ata kanë vizituar dhe Irpin, një tjetër qytet i shkatërruar nga lufta ruse.