Një përplasje mes policisë dhe pronarëve të një biznesi në zonën e Ksamilit ndodhi mesditën e kësaj të hënë.
Punonjës të policisë bashkiake shkuan në stacionin e plazhit të biznesmenit, Albert Sula dhe hoqën disa shezlonge. Pronari i hotelit thotë se kjo është e padrejtë, pasi ai disponon dokumentet për hapësirën e plazhit.
Albert Sula shprehet se kjo gjë ndodh për shkak se ngjitur në biznesin e tij, një punonjës policie ka marrë një lokal me qira, dhe sipas tij do që t’i marrë hapësirën e plazhit pa të drejtë. Pas skenës kur policët hoqën disa shezlongë, pushuesit që ishin në këtë plazh, mblodhën sendet personale dhe u larguan.